Europa ndodhet në vijën e kuqe të valës së dytë të koronavirusit. Belgjika aktualisht është në situatën më kritike, me nje ritëm të shpejtë të përhapjes së virusit. Autoritet shtrenguan masat dhe duke nisur nga e mërkura, banorët nuk lejohen të takojnë më shumë se 5 persona përveç familjarëve të tyre.
Numri i njerëzve që lejohen të mblidhen në publik gjithashtu është përgjysmuar, 100 në ambiente të mbyllura dhe 200 në ato të hapura. Mesatarja e rasteve të reja brenda një ditë është mbi 300 dhe risku i përkeqësimit të situatës tejet i lartë.
Gjermania ndërkohë këshillon qytetarët e saj të mos udhëtojnë drejt Katalonjës, Navarrës dhe Aragonës në Spanjë, për shkak të shifrave të larta të infeksioneve. Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha se testet e koronavirusit do të bëhen të detyrueshme për këdo që udhëton në vende apo zona me risk të lartë.
Por Spanja në tentativë për të shpëtuar industrinë e turizmit këmbëngul se virusi është nën kontroll, edhe pse në 24 orët e fundit rezultuan pozitive 2120 perosna. Referuar vendimit të një dite më parë të Britanisë së Madhe, Kryeministri Pedro Sánchez thotë se karantina 14 ditore është "e padrejtë" dhe turistët do të ishin më të sigurt në shumicën e rajoneve Spanjolle sesa në Mbretërinë e Bashkuar.
Pandemia ka dhënë efektet e saj negative në Francë. Plani për rindërtimin e terminalit të katërt të Aeroportit Charles de Gaulle do të rishikohet pas rënies drastike të fluturimeve. Aktualisht mbi 16 milionë njerëz në të gjithë botën rezultojnë të prekur me Covid, teksa 650,000 të tjerë e kanë humbur betejën me virusin.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/